Mançester Junajtid i Erik ten Hagut ka fituar vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit në Evropë. Holandezi mund të ketë fituar dy kupat e brendshme në Angli që kur mbërriti në “Old Trafford”.Eric-Ten-Hag
Megjithatë, sezoni i kaluar në vendin e tetë ishte më i dobëti për klubin në epokën e Premier Ligës. Dhe ai ka vuajtur për të lënë gjurmën e tij edhe në kontinent. Të mërkurën, Ten Hag pa “Djajtë e Kuq” të kalonin në epërsi kundër ishklubit të tij Tuentes. Por autori i golit, Kristian Eriksen, bëri një gabim përpara porte, ndërsa skuadra e Eredivisie shënoi golin e barazimit. Nga 19 ndeshjet e tij në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës që nga viti 2022-2023, Ten Hag tani ka grumbulluar nëntë fitore, katër barazime dhe gjashtë humbje. Nga ato nëntë fitore, pesë erdhën në fazën e grupeve të Ligës së Europës në sezonin e tij të parë, dy kundër Sherif Tiraspolit dhe Omonias dhe tri pikë të tjera kundër Real Sociedadit.
Mançester Junajtid e mundi Barcelonën në shtëpi në raundin me eliminim të “play off”-it, më vonë mposhti Real Betisin në shtëpi dhe jashtë, por më pas humbi në Sevilje. Në sezonin kaotik të Ligës së Kampioneve të edicionit të kaluar, skuadra e Ten Hagut arriti një fitore kundër Kopenhagenit, një barazim në Stamboll me Gallatasarajin dhe katër humbje në Grupin A, ku u shfaq edhe Bajerni i Mynihut. Junajtid përfundoi në fund të grupit, duke u eliminuar nga Evropa.
Këtë sezon, ata e filluan me atë barazim zhgënjyes kundër Tuentes- për të zgjatur ecurinë e dobët përpara përballjes me Porton, Fenerbahçen, PAOK-un, Bodo/Glimt-in, Viktoria Plzenin, Rejnxhërsin dhe Steaua Bukureshtin në formatin e ri të Ligës së Europës. Ten Hag tha pas barazimit: “Ne i mbajtëm ata gjallë kur po fitonim 1-0 dhe kontrolluam lojën. Por më pas duhet të jesh i qëndrueshëm dhe të vazhdosh në pjesën e dytë, por ne ulëm nivelin dhe u dhuruam një gol. Nuk e mbyllëm ndeshjen, duhej të shkonim të kërkonim golin e dytë dhe ata mbetën gjallë dhe ne u ndëshkuam me një gabim i yni”.