Partia Demokratike ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, ku janë bërë publik emrat e përzgjedhur të drejtuesve politik për 12 qarqe të vendit për zgjedhjet e ardhshme.
Lidhur me këtë temë, u diskutua edhe në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, ku politikani Edvin Kulluri, u shpreh se ekipi është i njëjtë, dhe rezultati nuk pritet që të jetë ndryshe nga zgjedhjet e kaluara.
‘Është i njëjti ekip pune, të njëjtët njerëz, pse duhet që të ndryshojë rezultati këtë herë. Nëse dikush pret që Rama të qeverisë më mirë nuk mund të qeverisë më mirë se kaq. Ata thonë ky ishte më i forti dhe ne shkuam tek ky. Se kuptoj pse i thonë parti politike, ajo ka moton ‘lironi liderin e opozitës’. Nuk mund të jesh dhe kundërshtar i Ramës dhe pasdite të mblidhen poshtë ballkonit për të bërë revolucion. Çfarë regjimi do rrëzojnë këta? Këta janë bashkë’, tha ai.