MENU
klinika

“Shumë vonë”

Trump refuzon ftesën për një debat tjetër me Harris

21.09.2024 - 21:19

Ish-presidenti republikan Donald Trump, gjatë një tubimi në Karolinën e Veriut, është shprehur se nuk do të marrë pjesë në një debat tjetër presidencial.

Duke iu përgjigjur ftesës së CNN dhe thirrjes së Harris, Trump tha se tashmë është ‘shumë vonë’.

“Ajo (Harris) e ka bërë një debat. Unë kam bërë dy. Është shumë vonë për të bërë një tjetër,” tha ai.

LEXO EDHE: Zgjedhjet në SHBA/ Kamala Harris pranon ftesën e CNN për debat, i kërkon Trumpit të bëjë të njëjtën gjë: Do të ishte e paprecedentë në historinë moderne që…

Karolina e Veriut votoi ngushtë për Trump mbi Biden në vitin 2020, me më pak se 100,000 vota në garë në shtetin, popullsia e të cilit është më shumë se 10 milionë.

Ndërkohë sondazhet e fundit kanë Harris që kryeson në Karolinën e Veriut, por jo me diferencë të madhe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I kërkon Trumpit të bëjë të njëjtën gjë

Zgjedhjet në SHBA/ Kamala Harris pranon ftesën e CNN për debat