Ushtria izraelite ka deklaruar se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah është vrarë në një sulm gjatë natës në Bejrut.
Në deklaratë, thuhet se përveç Hassan Nasrallah, janë vrarë edhe anëtarë të tjerë të lartë të grupit të mbështetur nga Irani.
IDF thotë se avionët luftarakë kryen një “goditje në shënjestër” në shtabin qendror të Hezbollahut, për të cilin deklaron se ndodhej “nëntokë nën një ndërtesë banimi në zonën e Dahieh në Bejrut”.
Ai shton se sulmi u krye ndërsa “zinxhiri i lartë i komandës” i grupit po vepronte nga periferia e Dahieh në Bejrutin jugor, një bastion i grupit të armatosur.
“Hassan Nasrallah nuk do të jetë më në gjendje të terrorizojë botën”, thuhet në një deklaratë të shpërndarë në X nga IDF.