13.09.2024 - 21:09
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, për shtatë kërkesat e sotme të presidentit serb Aleksandar Vuçiçit, për Kosovën, ka thënë se janë të vjetra.
Tutje, ministrja thotë se Vuçiçi më mirë është t’i përmbush zotimet e dialogut, sesa të vazhdojë t’i përsëris këto kërkesa.
“Të vjetra bre, gjithë ky diskutim, gjithë ky film që nga dita e djeshme për disa kërkesa që i ka përsëritur në vazhdueshmëri dhe e ka parë që nuk kanë funksionuar”, u shpreh Gërvalla.
“Alekskandër Vuçiçi më mirë është t’iu shpjegojë qytetarëve të tij që dëshiron të përparojë, zotimet që i merr ai në procesin e dialogut, duhet t’i përmbushë”, tha ajo.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“S’ka dialog pa Asociacion”