MENU
klinika

"Emrat që mendoja të favorizuar ishin…"

Zgjedhja e Kreut të Policisë/ Softa: Ilir Proda ka drejtuar një qark problematik

30.09.2024 - 16:20

Në rubrikën ‘Opinion’ i ftuar eksperti sigurisë, Fatjon Softa ka diskutuar rreth kandidatit që i është dërguar Kryeministrit Rama për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ilir Proda është kandidati më i favorizuar, teksa në lidhje me këtë përzgjedhje Softa u shpreh se ai ka pasur në drejtim disa qarqe por së fundmi një qark problematik si ai i Elbasanit. Më tej Softa u shpreh se sa i takon qasjes ai ka pasur 3 emra të cilët i ka menduar si më të favorizuar duke theksuar edhe ndasitë e gjeneratave.

Softa:

Është një emër relativisht i një gjenerate të re ashtu si Ministri i cili e paralajmëroj këtë. Proda është një person i cili ka drejtuar një zonë problematike, ka komunikim dhe nëse nuk do të ketë fatin e drejtorëve të tjerë.

Unë kam pasur qasje te 3 persona, Proda, Çipa dhe Hitaj të paktën për gjeneratë e re. Por nëse do flasim për një gjeneratë pak më jetëgjatë, pro në raport me kandidatët e tjerë të paktën me dy kam pasur mundësi edhe të komunikoj me drejtorin e qarkut të Gjirokastrës me të cilin kemi një projekt për policinë dhe me Prodën në një emision televiziv.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin