MENU
klinika

Irani ka një thirrje për myslimanët

Zgjidhet lideri i ri i Hezbollahut, anulohet varrimi i Nasrallah

30.09.2024 - 09:29

Mediat arabe Al-Arabiya dhe Al-Hadath kanë njoftuar në edicionet e tyre të fundit se Këshilli Shura i Hezbollahut ka zgjedhur Hashim Safi Al Din si sekretar të përgjithshëm të grupit libanez.

Hashim Safi Al Din do të zëvendësojë në këtë Hassan Nasrallah, i cili u vra në një sulm ajror izraelit në Bejrut të premten.

Ndërkohë, të njëjtat media raportojnë se është shtyrë dhe ceremonia e varrimit të liderit të vrarë, por pa dhënë detaje të mëtejshme për motivet.

Hassan Nasrallah u vra ditën e premte nga një sulm i avionëve izraelitë, teksa ndodhej i strehuar në një prej bazave të grupit. Trupi i tij u gjet disa orë më vonë nga ekipet e kërkim shpëtimit dhe se lideri i grupit libanez mund të jetë mbytur apo të ketë pësuar ndonjë traumë nga shpërthimi i bombave pasi nuk ishte i dëmtuar.

Irani nga ana tjetër ka premtuar një hakmarrje të fuqishme ndaj Izraelit për vrasjen e Nasrallah, shkruan A2. Lideri Ali Khamenei, ndonëse është dërguar në një vend të fshehtë nga rojet revolucionare bëri një thirrje për të gjithë botën myslimane që të bashkohet kundër regjimit sionist.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Grupi është më i vështirë për tu mposhtur se Hamasi

“Kumari” me Hezbollahun mund t’i kushtojë shtrenjtë Netanyahu-t

Plani i Vladimir Putin dhe "ndihma" e arabëve

A do të “dridhet” Evropa edhe këtë dimër?