MENU
klinika

Nga Kreshnik Spahiu

A duhet Meta sipas ligjit të gjykohet me dyer të hapura dhe me kamera për popullin?

25.10.2024 - 22:20

I pandehuri Ilir Meta duhet gjykuar si i barabartë çdo shtetas shqiptar para gjykatës.
Gjykata duhet garantojë një proçes publik, transparent, me dyer të hapura.
Larg çdo presioni politik SPAK duhet kërkoj një gjykim publik.
Pavarsisht akuzave, gjykimi ndaj ish-presidentit Meta duhet jetë model dhe bindës për publikun.
Vendimi i Gjykatës duhet të bind popullin për “fajsinë apo pafajsinë” bazuar mbi fakte, prova, dëshmitarë……
Shtetasi Ilir Meta sipas Kushtetutës dhe Kodit Proçdurës Penale duhet gjykuar me dyer të hapura sepse çështja penale nuk parashikon përjashtimet kur gjykimi bëhet me dyer të mbylluara:

– kur publiciteti mund të dëmtojë moralin
– kur nga ana e publikut prishet seanca
– kur mbrohet siguria e dëshmitarëve
– kur gjykohen te miturve ose dëshmitarë;
– kur viktima kërkon dyer të mbyllura.

Referuar Ligjit nuk ekziston asnjë nga rrethanat që Gjykata të mbyll dyert për “ndeshjen” Meta-Dumani.

Kreu i SPAK nuk duhet të hezitojë nga hakërrimi i Metës, apo kërcënimet e 5 zheleve që i shkojnë pas.

Altin Dumani ka sfidën e jetës por dhe vendosjen e një standardi të ri.
Pretenca kundër shtetasit Meta është kapitull që do shkruhet, si mundësi për të hapur një faqe të re në historinë e Shqipërisë.

Altin Dumani duhet përballet me kërcënimet politike apo psiqike të Metës përpara kamerave dhe do të fitojë besimin popullor.
Beteja e Altinit kundër Metës s’është personale por ligjore.
Atje në gjykatë do përballen e reja, me të vjetrën,

Sytë e gjithë shqiptarve do jenë atje për të kuptuar si iu shkuan dëm 34 vite nga jeta e tyre.
Altini do ti kërkojë gjykatës të hap dyert që të fitojë një betejë popullore dhe jo personale.

Hapni dyert e gjykatës se miliona sy janë aty, për të dëgjuar çekiçin e drejtësisë dhe hakërimin e fundit të mafies politike shqiptare.
Mbështetja popullore në një gjykim me impakt publik, është më e rëndësishme se prezenca diplomatve të huaj në sallë.
Vetëm Pretenca publike, e bën gjykatën të vendos në emër të popullit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN