MENU
klinika

Java Kulturore Austriake

Aktivitetet çojnë në Shkodër muzikë e filma

31.10.2024 - 16:53

Muzika me bukurinë, magjinë dhe fuqinë e saj për të bërë bashkë njerëzit, mblodhi në sheshin para bashkisë së Shkodrës qytetarët shkodranë të cilët ndoqën një koncert në kuadër të Javës Kulturore Austriake. Ansambli i famshëm “Trachtenkapelle Graz-Wetzelsdorf” i dha Shkodrës një atmosferë të veçantë muzikore.

“Ky koncert, nën temën e Ignaz Trollmann-it nga Lovcenbergu, ish-kryekomandant i ushtrisë austro-hungareze në Shqipëri dhe “Qytetar Nderi” i Shkodrës, ishte një homazh i veçantë për lidhjet tona kulturore dhe historike me Austrinë”, shkruhet në faqen online të Bashkisë Shkodër.

Mbrëmja i bëri të pranishmit të ndienin fuqinë e muzikës në ruajtjen e traditave.

Përveç kryeqytetit, aktivitetet e Javës Kulturore Austriake, kanë qenë të pranishme edhe në Shkodër. Në përmbyllje të kësaj jave, në kinemanë “Republika” të Shkodrës do të shfaqet filmi “Alma dhe Oskar”, nga Dieter Berner.

Filmi rrëfen historinë e dy artistëve: Alma Mahler, prej pak kohësh vejushë dhe zonjë e shoqërisë vjeneze, josh “enfant terrible”, e skenës artistike të Vjenës, piktorin e ri Oscar Kokoschka. Ajo që nis si një aventurë seksuale, shumë shpejt kthehet në një histori intensive. Oskari e shikon Almën si muzën e vet, çka i shërben më fort fantazisë së tij mashkullore sesa realitetit. Por Alma është edhe artiste dhe kompozitore. Fiksimi i Oskarit për ta bërë këtë grua për vete vë në rrezik ëndrrën e saj për t’u bërë e suksesshme. Kështu lind një lojë mes pushtetit dhe varësisë, e cila i çon të dy, Almën dhe Oskarin, në prag të vetëshkatërrimit./atsh

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Interes për fshatrat turistikë

Berati destinacion i turizmit ndërkombëtar


“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët