MENU
klinika

Marshimi i opozitës në Strasburg

Alizoti: Protestat nuk bëjnë magjira, por ne morëm vëmendjen e PE

23.10.2024 - 21:50

Tomor Alizoti, i cili ishte pjesë në grupin e deputetëve të Partisë Demokratike që morën pjesë sot në protestën e opozitës para Parlamentit Europian në Strasburg, komentoi marshimin e opozitës në Strasburg.

Gjatë një lidhjeje me Skype për emisionin Open, Alizoti tha se protesta para PE ishte simbolike dhe se me marshimin sot opozita mori vëmendjen e opozitës.

Sakaq ai tha se “protestat nuk bëjnë magjira” dhe se kjo është pjesë e procesit për të ringritur opozitën.

Tomor Alizoti: Çdo protestë është e nevojshme, e jo në një vend si Shqipëria që s’ka filluar akoma një demokraci. Protestat nuk bëjnë magjira janë proces e një shoqërie që vjen nga sistemi totalitar. Protestat janë shumë të shëndetshme, ka vlerat e veta. Protesta anë PE është simbolikë për tu treguar vendeve demokratike se opozita është thelbi i demokracisë. Kjo opozitë ka nevojë të protestojë.
Kjo do të thotë se protesta ishte e mirëorganizuar. Ne bëmë protestë jashtë PE, dhe bëmë diskutime brenda.

A keni rezultat?

Tomor Alizoti: Ne jemi popull maksimalist, nuk vijnë rezultatet që nesër, është një proces por protesta ishte pozitive, BE u informua për problematikat e Shqipërisë, pati efekt pati dhe sukses. Ne morëm një mbështetje dhe do e shikojmë në proces. Nesër do takoj një eurparlamentar shumë të rëndësishëm për të drejtat e njeriut është një proces që opozita e ka marrë shumë seriozisht.

Pse nuk zuri vend arrestimi Metës në Protestë?

Tomor Alizoti: Unë mendoj se protesta ka qenë për të gjithë opozitarët. Aty përfshihet. Ne ashtu nuk kemi rrëmbyer as Ramiz Alinë..por këta rrëmbyën në mes të ditës ish-presidentin.

Deputetët e Partisë Demokratike, gjatë protestës së tyre në Parlamentin Evropian u takuan sot dhe Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, të cilin e informuan mbi arsyet e vizitës dhe situatën politike në Shqipëri.

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, bëri me dije se gjatë takimit më të, ata kanë bashkëndanë mendimin se integrimi europian është aspiratë e shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë dhe duhet të vazhdojë pavarësisht pengesave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Diskutuam reformat kryesore për të siguruar zgjedhje të lira"

U takua me përfaqësuesit e opozitës shqiptare, eurodeputeti ndan detaje