MENU
klinika

“Shteti, i përfshirë…“

Anija me mbetje, Lubonja: Dyshoj se hetimi mund të jetë i drejtë!

28.10.2024 - 23:20

Analisti Fatos Lubonja dyshon se hetimet për kontejnerët me mbetje që erdhën në Shqipëri mund të jetë i drejtë.

Sipas tij, shteti në një mënyrë apo tjetër është i përfshirë dhe kërkon ti ikë përgjegjësisë.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Lubonja u shpreh se “këtu hyjnë paratë e drogës me thasë dhe nuk i kontrollon njeri”.

“Dyshimi është ky; që mos ndoshta në këto mbetjet tona që mund ti nxjerrë Kurumi janë futur trafikantë të cilët kanë futur edhe mbetje të tjera që paguajnë shumë për ti nxjerrë”, tha Lubonja.

Fatos Lubonja: Këtu hyjnë paratë e drogës me thasë dhe nuk i kontrollon njeri. Dyshimi është ky; që mos ndoshta në këto mbetjet tona që mund ti nxjerrë Kurumi janë futur trafikantë të cilët kanë futur edhe mbetje të tjera që paguajnë shumë për ti nxjerrë. Mafia punon me këta dhe këtu kanë ardhur edhe mbetje të tjera që ne nuk e dimë nga kanë ardhur dhe këto mbetje janë kapur atje. Shteti mungon, pse? sepse shteti mungues është në këto punë, për ti shërbyer qytetarëve. Minimalisht gjeja duhet hetuar drejt, me transparencë. Kam dyshim që mund të hetohet drejt, sepse në një mënyrë ose tjetër shteti është i përfshirë, ka përgjegjësi dhe kërkon ti ikë përgjegjësive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN