MENU
klinika

"Shante, bërtiste, gjuante me shqelm..."

Arrestimi i Ilir Metës/ Karamuço tregon detaje

21.10.2024 - 20:36

Eksperti i kriminalistikës E3rvin Karamuço ka zbuluar detaje nga arrestimi i Ilir Metës. Sipas tij policia ka zbatuar korrekt procedurën.

Ai tha se fillimisht i është afruar një efektiv dhe ka pasur në dorë vendimin e gjykatës dhe i ka kërkuar që të zbresë nga automjeti. Por Meta nuk ka pranuar. Madje sipas tij, ai ka filluar të bërtasë dhe të shajë. Po ashtu ka goditur dhe efektivët.

“I është afruar një efektiv, e kap pasur vendimi në dorë dhe është prezantuar se jemi Forcat Operacionale dhe kemi urdhër do tu shoqërojmë. Ai ka nisur me ofendime, sharje, shqelma ndaj derës dhe gjuajtje te gjunjët e efektivit të policisë. Ka pasur nervozizëm”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ende nuk kam dijeni mbi një vendim gjykate..."

Arrestimi i Ilir Metës, reagon Monika Kryemadhi