Të tjera detaje janë bërë të njohura lidhur me arrestimin me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja.
Mësohet se Çyrbja është arrestuar mbrëmjen e sotme në Durrës. Po ashtu, sipas gazetarit Ilgli Çelmeta, në pranga ka rënë edhe një person tjetër.
Ish-deputeti i PS, është arrestuar pak ditë pasi dorëzoi mandatin dhe u mor i pandehur nga SPAK për “shpërdorim detyre”. Ai akuzohet për shpërdorim detyre në kohën kur ishte drejtues i Hipotekës së Durrësit.
Përveç kësaj akuze, Çyrbja akuzohet edhe për një çështje tjetër. Ish-deputeti ka deklaruar se lënia e mandatit nuk erdhi nga shqetësime të natyrës ligjore, por ka nevojë të kujdeset për shëndetin.
Gazetari Igli Celmeta, në një lidhje live me News 24, tha se Çyrbja është denoncuar nga Edi Paloka vite më parë, kur ishte drejtor hipoteke në Durrës.
“SPAK dhe Policia kanë informuar se është arrestuar ish-deputeti i PS Jurgis Çyrbja. Ai u mor i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për një denoncim nga Edi Paloka disa vite më parë, kur Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit”, tha Çelmeta.