MENU
klinika

SPAK e mori të pandehur për shpërdorim detyre

Arrestohet ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja

20.10.2024 - 19:17

Ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja është arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Çyrbja u dorëhoq nga mandati më 9 Tetor, vetëm pak ditë pasi u paraqit në SPAK, por sipas ish-deputetit, kjo nuk kishte lidhje me vendimin e tij.

Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por që ka nevojë të kujdeset për shëndetin.

Jurgis Çyrbja u paraqit sërish në SPAK një ditë pasi dorëzoi mandatin dhe u mor i pandehur për “shpërdorim detyre”.

Ish-deputeti socialisit akuzohet për shpërdorim detyre në kohën kur ishte drejtues i Hipotekës së Durrësit.

Pas dorëheqjes së tij, KQZ i dha mandatin e deputetit Erjon Mekajt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN