MENU
klinika

Anija ‘Libra’ ankorohet pranë portit të Shëngjinit

Arrijnë refugjatët e parë nga Italia në Shqipëri

16.10.2024 - 08:44

Sot më 16 tetor 2024, Shqipëria ka pritur grupin e parë të refugjatëve që kanë arritur nga bregdeti italian, si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Giorgia Meloni. Kjo marrëveshje synon të menaxhojë flukset e refugjatëve dhe të ofrojë mbështetje për ata që kërkojnë azil në Evropë.

Anija ushtarake Libra, e cila u nis më 14 tetor nga brigjet e Lampedusës, ka ankoruar sot në portin e Shëngjinit. Në këtë port është ngritur një qendër pritjeje, e cila do të ofrojë kushte të përshtatshme për refugjatët e mbërritur. Autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare, do të sigurojnë që refugjatët të kenë qasje në shërbime të nevojshme si ndihma shëndetësore, strehimi dhe asistenca ligjore.

Ky proces i integrimit ka për qëllim të ofrojë një mbështetje të plotë për refugjatët, duke garantuar një trajtim të dinjitetshëm dhe të drejtë për ata që kanë kaluar përvoja të vështira në udhëtimet e tyre. Qendra e pritjes në Shëngjin dhe Gjadërr do të jenë të pajisura me stafin e nevojshëm për të përballuar nevojat emergjente dhe për të ofruar mbështetje psikologjike për refugjatët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN