MENU
klinika

Dosja me 7.000 faqe e Berishës në SPAK

Artan Hoxha zbulon prapaskenat për 21 Janarin, Gërdecin e çështje të tjera

03.10.2024 - 17:50

Gazetari Artan Hoxha është paraqitur në SPAK ditën e enjte në lidhje me hetimin e “21 Janarit”, në cilësinë e personit që ka dijeni.

Ai dorëzoi në këtë prokurori audio-përgjimin e marrë nga komunikimi në radio mes Gardës së Republikës së Shqipërisë më 11 janar 2011.

Por, gjatë një interviste të mëparshme për një emision televiziv, gazetari është shprehur më në hollësi në lidhje me këtë çështje dhe përgjegjsinë e ish-kryeministrit në ngjarjen tragjikë, që mori jetët e katër protestuesve.
Hoxha u shpreh se dosja e Berishës është shumë më voluminoze se sa vetë akuza prej 500 faqesh dhe se ish-kryeministri është përgatitur për një betejë të gjatë ligjore, pasi edhe ai vetë e di mirë çfarë përgjegjësish ka. Ai tha gjithashtu se Berisha do të duhej të ishte hetuar për çështje shumë më të rënda, siç janë “21 Janari” dhe “Gërdeci” ndër të tjera.

“Përshembull, ’21 Janari’ është çështje shumë e dukshme. Pra, janë vrarë katër protestues. Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ nuk ka asnjë dëshmor tjetër. Edhe ai filmi i famshëm ‘Radiostacioni’, edhe atje s’ka ndonjë dëshmor që vritet në boulevard. As Kinostudio nuk ka guxuar të vrasi partizanë dhe dëshmorë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Pra, të vetmit dëshmorë në atë bulevard janë ata katër protestuesit me duar në xhepa, të cilët nuk u vranë as te dera,” u shpreh Hoxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Thirret të japë sqarime për një material audio!

“Dosja 21 Janari”/ Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK