MENU
klinika

Grupi i PD nis vizitën në PE

Bardhi: Informuam “Renew Europe për i situatën në Shqipëri!

22.10.2024 - 18:48

Një ditë para protestës së PD para Parlamentit Europian, kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, njofton se Grupi i PD-së ka nisur sot vizitën zyrtare në Parlamentin Europian.

Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, u takuan sot me eurodeputetët Sandro GOZI dhe Oihane Agirregoitia Martínez, përfaqësuesë të grupit parlamentar “Reneë Europe”.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku ndër të tjerat shkruan se “është e paimagjinueshme për çdo mik europian të Shqipërisë, që të perceptojnë se vendi ynë, edhe pse vend kandidat për në BE, ka ekzekutuar shtetin ligjor, ka asgjesuar balancën mes pushteteve, dhe ka eleminuar zgjedhjet e lira.”

Nesër 23 tetor, 30 deputetë të PD do të protestojnë kundër burgosjes politike të opozitës, para parlamentit Europian në Strasburg teksa aty do te zhvillohet seanca plenare.

Kjo është hera e parë në historinë e vendit, që deputetë të një force politike do të protestojnë përpara institucioneve të Parlamentit Europian.

Më poshtë reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Nisëm sot takimet në Parlamentin Europian me z. Sandro GOZI, eurodeputet dhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Europiane, dhe znj. Oihane Agirregoitia Martínez, përfaqësuesë të grupit parlamentar “Renew Europe”.

Informimi i plotë mbi situatën në Shqipëri ishte në fokus të bisedës, me dy mbështetës të të ardhmes europiane të Shqipërisë. Është e paimagjinueshme për çdo mik europian të Shqipërisë, që të perceptojnë se vendi ynë, edhe pse vend kandidat për në BE, ka ekzekutuar shtetin ligjor, ka asgjesuar balancën mes pushteteve, dhe ka eleminuar zgjedhjet e lira.

Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ndërkohë që qeveriset me prova të pakontestueshme nga krimi i organizuar, deri në pikën që organizatat kriminale diktojnë edhe vendet e kandidatëve për deputet në listën e PS, pushteti i kriminalizuar i Edi Ramës synon asgjesimin e opozitës përmes burgosjeve politike të lidershipit të opozitës, duke na rikthyer 34 e më shumë vjet pas dhe duke vënë në pikëpyetje serioze demokracinë.