MENU
klinika

Për çfarë u diskutua?

Bashkëpunimi i policisë me SPAK/ Zbardhet takimi i Ilir Prodës me Altin Dumanin

22.10.2024 - 10:40

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda zhvilloi një takim me Drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani.

Ilir Proda dhe Altin Dumani kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit, për ngritjen e këtyre marrëdhënieve në një stad tjetër bashkëpunimi dhe besueshmërie mes palëve, thuhet ne njoftimin e Policise.

“Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht dhe e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, dhe me policitë partnere, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, sqaron zyra e shtypit te policise.

Sjellim në vëmendje që një ditë më parë, me urdhër të SPAK policia ekzekutoi vendimin për arrestimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.