MENU
klinika

Thyen protokollin!

Boris Johnson zbulon shkakun e vërtetë të vdekjes së Elizabeth II

02.10.2024 - 17:00

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka thyer protokollin mbretëror dhe ka pohuar në kujtimet e tij të ardhshme se mbretëresha Elizabeth II vuante nga kanceri i kockave para vdekjes së saj.

Sipas Daily Mail, në librin që del në shitje më 10 tetor, Johnson kujton gjithashtu ditët e fundit të mbretëreshës në Balmoral, Skoci.

Johnson zyrtarisht dha dorëheqjen vetëm dy ditë para vdekjes së Elizabeth II në shtator 2022, dhe në vitet që pasuan ka pasur spekulime mbi mënyrën se si ajo vdiq.

“Unë e dija prej një viti ose më shumë se ajo kishte një formë të kancerit të kockave dhe mjekët e saj ishin të shqetësuar se në çdo kohë ajo mund të pësonte një rënie të mprehtë,” shkroi ai në një fragment.

Ky është treguesi i parë publik nga një ish-zyrtar i lartë qeveritar se cili mund të ketë qenë shkaku i vdekjes së Mbretëreshës. Në certifikatën e saj të vdekjes, shkaku është e shënuar si “pleqëria”.

Buckingham Palace ka një politikë për të mos komentuar librat e publikuar për familjen mbretërore dhe si i tillë nuk i ka konfirmuar apo mohuar pohimet e Johnson.