MENU
klinika

A do rriten taksat?

Buxheti i vitit 2025, parashikimi për të ardhurat

31.10.2024 - 16:59

Projekt buxheti i 2025 parashikohet të jetë mbi 8 miliardë euro. Ministri i financave, Petrit Malaj, e prezantoi atë në Konferencën e Kryetareve, duke u shprehur se synon një vazhdimësi të rritjes ekonomike prej 3.9% dhe ulje të borxhit publik Ministri i Financave siguroi se këtë vit nuk do të ketë rritje taksa e tatime për qytetarët. Në projekt buxhetin 2025 parashikohen 40.6 miliardë lekë më shumë se viti 2024, të ardhura buxhetore bazuar kjo kryesisht në turizëm dhe eksporte si dhe rritje të të ardhurave tatimore.

Të ardhura buxhetore: 754.6 miliardë lekë ose 28.8% PBB;

Të ardhurat tatimore: 709.8 miliardë lekë nga 26.3% në 27.1 % të PBB.

Ky projekt buxhet parashikon rritje të shpenzimeve në shendetësi, arsim, investimet publike në infrastrukturë dhe energji dhe shërbime digjitale.

822.7 miliardë lekë shpenzime 31.4% e PBB;

Investime publike – 6.1% të PBB;

Sigurime shoqërore – 7.3% e PBB;

Pagesa të administratës publike – 4.9 % e PBB;

Shpenzime operative – 2.7% e PBB;

Pushteti Vendor – 3.45% e PBB;

Kompnesimi i pronareve – 01.% e PBB;

Ndihma ekonomike – 0.9% e PBB;

Ish të përndjekurit – 0.1% e PBB;

Subvencione – 0.1% e PBB.

Vitin qe vjen është parashikuar rritje e buxhetit nëpërmjet grantit për të gjithë bashkitë si dhe rritje të pagave të punonjësve të tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Politika e investimit dhe strategjia e shëndetësisë

Pasojat e pandemisë do të ndihen deri në 2025


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!