MENU
klinika

Bllokime rrugësh në disa qytete të vendit

Caktohet ora për protestën/ PD tjetër skenar kaosi

25.10.2024 - 21:10

Partia Demokratike ka caktuar orën dhe ka miratuar skenarin e protestës së 29 tetorit. Në një mbledhje të mbajtur në seli mes deputetëve dhe krerëve të degëve, u vendos që protesta të mbahet në orën 17.00. Plani është që ndryshe nga protesta e kaluar, këtë herë të shtrihet edhe në rrethe.

Ish-deputeti Belind Këlliçi, i ftuar në një emision tha se synohet që të paralizohet qarkullimi në 5-6 qytete kryesore të vendit. Ndërkohë fokusi sipas tij do të jetë Tirana, ku me gjasë do të kemi të njëjtin skenar si ai që pamë pak ditë më parë.

Mësohet se në qarqet kryesore plani është që të bllokohen pjesët hyrëse apo dalëse. Bëhet fjalë për rrethrrotullimin tek Casa Italia, Milot, Shkozet, rrethrrotullimi i Rrogozhinës, Levanit dhe Bradasheshit

Herën e parë Berisha shfrytëzoi arrestimin e Salianjit, ndërsa këtë herë u shfrytëzua arrestimi i Ilir Metës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN