Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka dhënë arsyet pse ajo ka qenë e indinjuar me deklaratat e SPAK, një ditë më parë që vuri në pranga Ilir Metën, ndërsa për të u caktua masa detyrim paraqitje.
Kryemadhi tha se ka qenë ajo që ka paguar cdo gjë për shëndetin e Ilir Metës, madje edhe rrogën në bankë ia merrte ajo Ilir Metës, pasi sic shprehet ajo ai merrej me punë të madha, integrimin e Shqipërisë.
Monika Kryemadhi: Indinjata ime dje erdhi pas deklaratës së SPAK kur për hir të së vërtetës kam menduar që qoftë edhe për shkak të këtij ambienti mosbesues ata duhet të ishin korrekt në marrëdhëniet që kanë të bëjnë me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Janë thirrur qindra njerëz familjarë dhe bashkëpunëtorë të mi. Janë rrëmbyer janë zhveshur, të huaj dhe shqiptarë janë intimiduar janë kërcënuar madje i është kërkuare që të bëjnë edhe deklarime të rreme.
Deklarata e djeshme e SPAK ku fliste për pastrimin e parave, operacionit të Monika Kryemadhit ka cënuar sekretin hetimor.
Ndihem shumë e fyer që SPAK gënjen në deklartën kur thotë 106 mijë euro. Në moshën 6 vjec fëmija im është operuar dhe mjeket i kenë dhënë një javë jetë nëse nuk bëhej ndërhyrja. Ka bërë edhe dy ndërhyrje të tjera. Ka bërë edhe Ilir Meta një operacion shëndetësor në 2013 që nuk e ka paguar Ilir meta por e kam paguar unë dhe Meta nuk e di. Ilir Meta nuk ka paguar në jetën e vet as një shishe ujë.
Kam paguar unë çdo gjë dhe çdo transaksione në shkollat e fëmijëve të mi, kam paguar unë dritat dhe ujin. Edhe rrogën e Ilir Metës e kam marrë unë në bankë. Ilir Meta është marrë vetëm me politikë.