Një dekret ligjor do të kalojë të hënën në Këshillin e Ministrave të Italisë, i cili do të funksionojë duke filluar nga një ditë më pas.
Kjo është konfirmuar nga burime qeveritare për mediat italiane, sipas të cilave, ky dekret është mjeti rregullator që po punohet për “zgjidhjen” për të cilën foli dje kryeministrja Giorgia Meloni pas vendimit të Gjykatës së Romës që nuk lejoi qëndrimin e emigrantëve brenda qendrës italiane në Gjadër.
Siç mëson A2 nga mediat italiane, dekretligji, ndër të tjera duhet të bëjë normë parësore dhe jo më dytësore treguesin e vendeve të sigurta, siç është dekreti i ministrit të Jashtëm, në harmoni me atë të Brendshëm dhe atë të Drejtësisë, sipas të cilëve deri më tani ka qenë që lista është përditësuar çdo vit.