MENU
klinika

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

13.10.2024 - 13:40

Në Fier, rastet e vetëvrasjeve kanë shënuar rritje të frikshme kohët e fundit.

Në vetëm 2 javë, 4 persona kanë humbur jetën. Tragjikisht, tre prej viktimave kanë konsumuar fostoksinë, duke mbërritur në spital në gjendje të rëndë e duke mos i lënë mundësi mjekëve për shpëtim. një

Helmi i rrezikshëm, fostoksina është fatale dhe nuk ka një kundërhelm, prandaj edhe mjeku toksikolog Lulëzim Banushi kërkon heqjen e kësaj substance nga qarkullimi.

Rastet e evidentuara përfshijnë njerëz nga grupmosha të ndryshme. Më të rinjtë preken nga depresioni për shkak të papunësisë dhe mungesës së shpresës, ndërsa moshat e mesme përballen me probleme në marrëdhëniet familjare dhe mungesën e përmbushjes së nevojave. Të moshuarit shpesh përballen me vetminë dhe mungesën e kujdesit. Mjekët u bëjnë thirrje familjarëve që të mos neglizhojnë shenjat e para të depresionit, si trishtimi i thellë, izolimi apo ndryshimet në sjellje.

Terapia është thelbësore dhe nuk duhet parë si turp, por si një hap jetik për shëndetin e kujtdo që ka nevojë për ndihmë mjekësore.