MENU
klinika

"Protestojmë edhe për ju"

Deputetët e PD shtyhen me policinë: Mos na provokoni

29.10.2024 - 20:14

Protesta e opozitës, e cila ka bllokuar rrugët kryesore në një moment është tensionuar. Deputetët e opozitës pretendojnë se nuk po lejohen të protestojnë dhe se po provokohen.

Deputetët e PD, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka kanë bërë të ditur se në orën 20:00 do të largohen vetë dhe do të lejojnë edhe qarkullimin e automjeteve.

Deputeti Dogjani i kërkon efektivëve të policisë që ti lenë në punën e tyre: “Mos na provokoni, kemi marrë leje, do rrimë rrugëve! Protestojmë edhe për ju”.

“Doni të provokoni ju, se mirë ju del edhe juve edhe ne. Ju nuk keni të drejtë të na shpërndani me forcë. A ka mundësi të ikni në punën tuaj. Ne kemi dalë të protestojmë edhe për ju”, iu drejtua deputeti i PD, Asllani Dogjani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Efektivët hedhin gaz lotsjellës ndaj protestuesve te sheshi “Shqiponja”

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt në gatishmëri të plotë për shpërndarje të protestës