MENU
klinika

Çfarë ndodh me deputetët e tjerë

Dhuna në Kuvend/ Bardhi, Nallbati dhe Noka përjashtohen 60 ditë

02.10.2024 - 19:43

Sekretariati i Etikës ka vepruar me dorë të hekurt mbi kaosin që ndodhi ditën e hënë. Demokratët sulmuan me sende të forta Spirpoalin dhe më pas dogjën karriget. Por PS ka vendosur t’i bëjë shembull, duke aplikuar për herë të parë masa ekstreme ndëshkimi, kjo edhe në kuadër të ndryshimeve që u bënë në Rregulloren e Kuvendit.

Sekretariati i Etikës ka dënuar me dy muaj përjashtim nga Kuvendi, deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati, për kaosin e krijuar në seancën plenare të 30 shtatorit.

Gjithashut, Edi Paloka është përjashtuar me 10 ditë, ndërsa 20 deputetë të tjerë janë dënuar me 40 ditë përjashtim.

Kujtojmë se Grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi përjashtimin e 24 deputetëve të Partisë Demokratike, pas dhunës dhe tensioneve të krijuara në Kuvend gjatë seancës së 30 shtatorit.

Me një letër depozituar në Kuvend për kryetaren Elisa Spiropali, PS thekson se disa nga deputetët demokratë nuk lejuan zhvillimin normal të seancës duke dëmtuar pajisjet elektronike dhe bllokuar foltoren. Gjithashtu, PS shton se në drejtim të kryetares së Kuvendit janë hedhur sende duke i rrezikuar jetën si dhe djegien e karrigeve jashtë godinës.

Krahas renditjes së emrave të 24 deputetëve të PD-së, grupi i PS kërkon mbledhjen e sekretariatit të Etikës për marrjen e masave disiplinore ndaj tyre.

“Seanca 30.09.2024 nisi me tensione dhe dhunë nga deputetët e opozitës, sjellje këto të cilat cenuan zhvillimin e rregullt të seancës plenare, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendin dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit.

Deputetët e opozitës që në nisje të seancës i janë drejtuar foltores duke e bllokuar dhe duke u konfliktuar fizikisht me punonjësit e Gardës së Republikës.

Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati goditën me mjete shumë të forta drejt Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, mjete të cilat mund të rrezikonin dhe jetën, dhe vënia në rrezik e jetës brenda sallës së Kuvendit të Shqipërisë është e papranueshme.

Deputetët e opozitës vijuan kaosin në sallë duke nxjerrë jashtë nga salla e parlamentit karriget të cilave më pas u vendosën flakën duke rrezikuar kështu përhapjen e flakëve në godinë.

Tensionet e krijuara në sallë penguan deputetët e mazhorancës që të mbanin fjalën e tyre, të cilët ishin regjistruar për të diskutuar në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, sipas rendit të ditës. Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati nuk lejuan që deputetët Erion Braçe dhe Petro Koçi të mbanin fjalët e tyre duke i marrë kartën dhe dëmtuar pajisjen elektronike. Deputetët gjithashtu kanë tentuar të mos lejojnë të mbante fjalën dhe Kryetari i grupit Niko Peleshi dhe Nënkryetari i Grupit Toni Gogu duke krijuar tensione. Këto sjelle dhe veprime të rënda kanë cenuar rëndë parimet dhe vlerat parlamentare. Këto situata të rënda kanë dëmtuar jo vetëm imazhin e Kuvendit si institucioni më i lartë ligjvënës i vendit, por edhe pengojnë përmbushjen e funksioneve të tij të rëndësishme. Veprimet e deputetëve të opozitës janë më shkelje e hapur dhe flagrante e detyrave të tyre si përfaqësues të popullit dhe bien ndesh me normat e mirësjelljes dhe etikës parlamentare”, thuhet në kërkesën e PS.

Deputetët e përjashtuar të PD-së

1.Gazment Bardhi

2.Flamur Noka

3.Bledion Nallbati

4.Edi Paloka

5.Saimir Korreshi

6.Lefter Gështenja,

7.Luan Baçi

8.Dashnor Sula

9.Agron Gjekmarkaj,

10.Dhurata Çupi,

11.Xhelal Mziu,

12.Ina Zhupa,

13.Zheni Gjergji

14.Helidon Bushati

15.Lindita Metaliaj,

16.Ramadan Lika,

17.Asllan Dogjani,

18.Qani Xhafa,

19.Flamur Hoxha,

20.Isuf Çela

21.Kastriot Piroli

22.Lodovik Hasani,

23.Kasem Mahmutaj,

24.Edmond Spaho

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kuvendi: Kostot e dëmeve do ua mbajmë nga rroga

Deputetët paguajnë nga “xhepi” karriget që dogjën

Përgjigjet Gazment Bardhi: Do na kenë përballë çdo moment

Deputetët e PD i vendosin zjarrin karrigeve, a do t’i djegin mandatet?

"Këtu ndahemi! Ata shkatërrojnë, ne mbjellim"

Deputetët e PD u vunë zjarrin karrigeve, Rama për tensionet në Kuvend

Çfarë ndodhi me kreun e Grupit Parlamentar demokrat

Gazment Bardhi përfundon në spital me plagë në këmbë!


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin