MENU
klinika

“Basha diku bën diplomatin, diku analistin“

‘Djathtas 1912’/ Kulluri tregon ‘vijat e kuqe’: Nuk flasim me parti imagjinare!

13.10.2024 - 14:40

Edvin Kulluri një prej themeluesve të forcës më të re politike ‘Djathtas 1912 tregon vijat e kuqe me partitë e tjera. Ai thotë se janë të hapur për bashkëpunim, por sa i takon Lulzim Bashës thotë se nuk ulen në diksutime me parti imagjinare.

Në një intervistë për Report Tv, Kulluri thotë se Basha diku bën diplomatin në Këshillin e Europës, e diku analistin nëpër media. Kulluri tha se vetëm nëse Basha heq dorë nga përballja në gjykata për vulën e PD dhe krijon një parti, do ulen të diskutojnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Bën diku diplomantin në Këshillin e Europës, diku analistin, kur të kenë një subjekt do ulemi të flasim ca na bashkon ca na ndan. Jo me parti imagjinare, nëse do e bëjnë parti dhe do heqin dorë nga qëndrimi jashtë dyerve të gjykatave, do bashkëpunojmë me këdo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prezantohet partia më e re politike në vend

Figurat e larguara nga PD në krye të “Djathtas”