29.10.2024 - 18:51
Qëllimi i sotëm i aksionit opozitar është bllokimi i rrugëve kryesore të Shqipërisë për tre orë.
Deputeti i PD, Edi Paloka u shpreh se aksion opozitar në ditët në vazhdim do të vazhdojë.
“Sic e kemi deklaruar prej ditësh qëllimi i aksionit të sotëm është bllokimi i disa akseve rrugore. Do të vazhdojmë të bllokojmë rrugët. Atë që kemi deklaruar prej ditësh atë kemi bërë dhe atë do bëjmë. Qëllimi i sotëm është bllokimi i akseve”, tha Paloka për News24.
Ndërkohë protestuesit tek mbikalimi i Shkozetit përvecse kanë bllokuar rrugën kanë djegur edhe goma.
E njëjta situatë është edhe në akset e tjera, ku opozita ka bllokuar rrugët.