MENU
klinika

Vendi dhe data ku do të zhvillohet

Edi Rama tjetër takim me emigrantët shqiptarë në Greqi

21.10.2024 - 20:20

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një tjetër takim me emigrantët shqiptarë në Selanik, Greqi më 3 nëntor.

Burime për gazetarin, Ermal Qori bëjnë me dije se takimi do të mbahet në orën 11:00 në ambientet e Porto Palace Hotel, ku pritet të marrin pjesë emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në këtë shtet.

Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të forcuar lidhjet me diasporën shqiptare dhe për të diskutuar çështje që prekin emigrantët, duke përfshirë integrimin dhe të drejtat e tyre në vendin pritës.

Vizita e Ramës në Greqi konsiderohet një hap i rëndësishëm për të adresuar sfidat dhe nevojat e komunitetit shqiptar atje.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Rama takon emigrantët në Greqi. Vizita e tij e fundit ishte më 12 maj në Athinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Dëshiron të provokojë Greqinë, por nuk do t’ia dalë"

Edi Rama në Athinë, Fredi Beleri mesazh nga burgu