MENU
klinika

Humbjet vjetore nga emigracioni mbi 800 mln euro

Eksperti: Gjetjet e punonjësve në vendet e treta, kosto për bizneset

17.10.2024 - 18:18

Eksperti i punësimit Arbër Xhihani, i ftuar në një intervistë televizive, vuri në dukje se humbjet vjetore nga emigracioni janë shumë më të larta se 800 milionë euro. Ai theksoi se është e rëndësishme të shqyrtohen edhe kostot që bizneset përballen për të gjetur fuqi punëtore në vende të treta.

Xhihani e përshkroi situatën si alarmante, duke thënë se shifra prej 800 milionë eurosh nuk përfshin vështirësitë e mëtejshme që hasin sipërmarrjet në zëvendësimin e punonjësve të larguar. Këto vështirësi sjellin kosto të reja, të cilat nuk lidhen vetëm me pozitat e punës, por gjithashtu me nevojën për të rekrutuar punëtorë nga jashtë, një trend në rritje në ekonominë shqiptare.

“Është shifër e frikshme, por duhet llogaritet që nuk kufizohet tek kjo 800 milionë që përmendet. Duhen parë dhe vështirësitë që vijnë pas largimit të fuqisë punëtore. Sipërmarrjet kanë vështirësi në zëvendësimin e kësaj fuqie punëtore dhe i hapen kostot e reja që duhet t’i kompensojnë vetë. Kostot e reja nuk lidhen vetëm me pozicionin e punës, por edhe me kërkimin e fuqisë punëtore në vendet e treta, që tashmë është bërë trend në ekonominë shqiptare.”

Ai gjithashtu theksoi se publiciteti negativ në lidhje me kushtet e punës në Shqipëri është një faktor tjetër që ndikon në largimin e fuqisë punëtore. Përveç dëshirës së të rinjve për t’u punësuar jashtë për të pasur garanci shtesë, media duhet të fokusohët më shumë në ndikimin e perceptimeve negative mbi kushtet e punës që ofrohen në vend.

“Nuk është limiti 800 milionë euro. Duhet parë dhe një arsye tjetër e largimit të fuqisë punëtore drejt emigracionit. U përmend që lidhen me dëshirën e të rinjve për të punuar jashtë, për të pasur disa garanci shtesë, por nuk po përmendet sa duhet dhe publiciteti negativ që i bëhet kushteve të punës që ata mund të gjejnë në Shqipëri.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN