MENU
klinika

“Mik i padiskutueshëm!”

Erdogan viziton sot Beogradin, Rama: Turqia e njohu Kosovën në kohë reale

10.10.2024 - 15:23

Pas vizitës së tij në Shqipëri, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të niset drejt Serbisë.

Gjatë konferencës për shtyp, kreu i qeverisë shqiptare solli në vëmendje si fakt historik që Turqia e ka njohur e para Kosovën si shtet i pavarur.

Më tej Rama tha se ‘një mik të padiskutueshëm në të gjitha ditët sesa Turqia dhe presidenti, republika e Kosovës nuk e gjen dot asgjëkundi’.

“Pas kësaj vizite, presidenti do të niset në Beograd. E sjell këtë në vëmendje për një fakt historik. Kur Erdogani ka qenë kryeministër, Turqia e ka njohur e para Kosovën. Ka qenë një njohje në kohë reale, në sinkron me parlamentin e Kosovës. Një mik të padiskutueshëm në të gjitha ditët sesa Turqia dhe presidenti, republika e Kosovës nuk e gjen dot asgjëkundi.”, u shpreh Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ja ku ndahemi për konfliktin Izrael-Gaza”

Rama ia thotë në sy Ergodanit: Duam Palestinën shtet!


Zonja e parë e Turqisë tregon fokusin e bisedimeve

Linda Rama priti në takim Emine Erdogan

“Ja ku ndahemi për konfliktin Izrael-Gaza”

Rama ia thotë në sy Ergodanit: Duam Palestinën shtet!

“Nuk sulmojmë askënd, por jemi të paprekshëm“

“Pajisemi me dronë kamikazë!”- Rama zbulon dhuratën e Erdogan

Rama dhe Erdogan në deklaratë të përbashkët

Firmosen tre marrëveshje me Turqinë