Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan po mban fjalën e tij në ceremoninë e inagurimit të xhamisë së Madhe të Tiranës, të njohur dhe si Xhamia e Namazgjasë.
Ai u shpreh se kjo është xhamia më e madhe në Ballkan.
“I nderuar kryeministër Edi Rama, miku im i çmuar, motra dhe vëllezër shqiptarë të ftuar dhe miq, ju falënderoj përzemërsisht. Sot jam shumë entuziast dhe i lumtur që jam këtu me ju. Gjithsecilin nga ju e falënderoj për këtë emocion që më dhuruat. Jam me fat sot që ndodhem në këtë ambient të shenjtë…Shpreh falënderimet më të thella për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për të gjithë mbështetjen dhe gjithë shqiptarët që kanë kontribuar sadopak në realizimin e kësaj vepre madhështore”, tha ai.