MENU
klinika

“Aty shahet nga mëngjesi në darkë, tek klubi puthen të gjithë”

Erion Braçe komenton tensionet në Parlament dhe ironizon opozitën

03.10.2024 - 11:40

Seanca e sotme parlamentare ka zgjatur vetëm pak minuta. Edhe pse deputetët e opozitës nuk u lejuan të futeshin në Kuvend, kryetarja Elisa Spiropali nuk e zgjati më shumë se 27 minuta.

Në përfundim, për mediat ka folur vetëm socialisti Erion Braçe, i cili teksa komentoi aksionin e opozitës dhe tensionet në Kuvend tha se “aty shahet nga mëngjesi në darkë, ndërsa te lokali puthen të gjithë”.

I pyetur nëse aksioni opozitar ngjante me aksionin e dikurshëm kur PS ishte në opozitë, Braçe u shpreh se asnjëherë nuk kanë shkuar në Kuvend me shishe me benzinë.

“Kanë tjetër shef ata, unë nuk bëhem dot shefi i tyre. Keni parë të vij ndonjëherë të vij me benzinë në Parlament? Ndonjë tjetër keni parë ndonjë tjetër me benzinë?

Aty shahet nga mëngjesi në darkë, hyni dhe të dëgjoni, poshtë lart etj. Te klubi, jo, te klubi puthen të gjithë”, tha Braçe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pengojnë kolegët socialistë të futen në sallë

Deputetët e Berishës bllokojnë hyrjet e Parlamentit


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin