Fredi Beleri, i cili është eurodeputeti që përfaqëson Greqinë në PE foli nga Tiranë gjatë një takimi me ligjvënësit shqiptarë, të majtë e të djathtë.
Në fjalën e tij, ai u shpreh se për 16 muaj iu mohuan të drejtat e tij. Aventura ime – thotë ai- tregon se gjerat në Shqipëri nuk kanë ndryshuar.
Fredi Beleri u shpreh se është koha që të lëmë mënjane elementet egoiste nacionaliste.
Teksa u ndal te reforma në drejtësi, Beleri tha se kjo në fillim krijoi shpresë dhe opotimizëm, por sipas tij pas 8 viteve ajo ka dështuar.
“Mua mu mohuan të drejtat e mia për 16 muaj. Aventura ime tregon se gjerat nuk kanë ndryshuar. Shqipëria e gjen veten sot në një situatë terapeutike. Mundohet të përmirësojë gjendjen e vetë dhe të ecë përpara. Është koha që të lëmë mënjane elementet egoiste nacionaliste. Shqipëria dhe Rama duhet të lënë mënjane këtë gjendjen psikologjike që ta ndjejë vetën të persekutuar, për ta parë pas shpatullave se kush po të ndjek. Ne duhet të kuptojmë që ka ende shumë gjera për Shqipërinë që duhet të bëjë. Duhet të kuptojmë se reforma në drejtësi krijoi shpresa dhe optimizëm dhe pas 8 viteve ne mund të themi se ka dështuar. Pse? Sepse qeveria vendosi nën kontroll atë pavarësi që kishte ekzistuar në origjinë në sistemin e drejtësisë”, tha ndër të tjera eurodeputetit Fredi Beleri.