MENU
klinika

Mosbindja civile e opozitës

Forcat e policisë në gatishmëri, të pasjisur me helmeta rrethojnë kryeministrinë

07.10.2024 - 18:12

Opozita ka paralajmëruar nisjen e mosbindjes civile. Sot ata kanë thirrur protestën para kryeministrisë dhe më pas tubimi do të shtrihet në të gjithë rrugët e Tiranës.

Ndërkohë rreth godinës së kryeministrisë janë vendosur forca të shumta të policisë, të cilët të pajisur me helmeta për të qenë në gatishmëri.

Kujtojmë se rreth 1500 efektivë policie janë të angazhuar në terren për protestën e thirrur nga opozita.

Mësohet se krahas strukturave të rendit në Policinë e Tiranës, në gatishmëri do të jenë FNSH, RENEA dhe Garda e Republikës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN