MENU
klinika

“Po ushtrohet kontroll në vilën në Gjirin e Lalzit”

Gazetarja Klodiana Lala jep detaje nga arrestimi i Ilir Metës: Janë parë kontaktet e tij me…

21.10.2024 - 16:14

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se janë ushtruar kontrolle me urdhër të SPAK në vilën në Gjirin e Lalzit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Ajo theksoi se po kërkohen prova për veprimtarinë e Ilir Metës dhe mund të merren laptop e kompjuterë që do shërbejnë si prova.

Gjithashtu shtoi se po parë edhe kontaktet e presidentit të PL-së me persona të tjerë.

“Po ushtrohet kontroll në një vilë në Gjirin e Lalzit. Aty po kërkohen prova për veprimtarinë e Ilir Metës. Kontrollet po bëhen me urdhër të GJKKO-së. Mund të merren laptop e kompjuterë, që do shërbejnë me shumë mundësi si provë.

Janë disa çështje të bëra bashkë. Janë parë kontaktet që ka pasur Meta me personazhe të tjerë, për pasuritë që kanë pasur dhe lëvrimin e parave. SPAK pretendon se ka dyshime të arsyeshme bazuar në prova për të kërkuar arrest me burg për Ilir Metën. Banesa po iu kontrollet dhe disa ish-zyrtarëve të LSI, e mund të ketë detaje të reja që mund të dalin nga zbërthimi i celularëve”, tha Klodiana Lala.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN