MENU
klinika

“Dyshime për rryshfet, flitet për 200 mijë euro”

Gazetarja shpjegon hetimet që çuan Metën në pranga

22.10.2024 - 09:58

Klodiana Lala ka dhënë detaje nga hetimet e SPAK që çuan në pranga ish presidentin Ilir Meta.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala shpjegoi se një nga momentet e hetimit është dyshimi se Ilir Meta favorizoi kompaninë DIA të Kastriot Ismailaj duke ndikuar te CEZ që të bënte marrëveshje me kompaninë e Ismailajt për mbledhjen e borxheve dhe më pas dyshohet se ka marrë rryshfet.

“SPAK ka ngritur tre akuza për Metën, korrupsion të funksionarëve të lartë shtetëror, e dyta pastrimi i produkteve të veprës penale dhe fshehje e pasurisë. Për zonjën Kryemadhi është caktuar masë detyrim paraqitje për të njëjtat akuza. Për shtetatin Pirro Xhixho, është caktuar masë arrest në shtëpi për veprën penale të korrupsionit. Për Ema Coku, është caktuar masa detyrim paraqitje për veprën penale pastrim parashë.

Njëra nga akuzat ka të bëjë me CEZ-DIA, ku ka patur edhe një biznesmen të dënuar, Kastriot Ismailaj.

Pasi u kryen disa veprime, Romeo Kara, iu drejtua prokurorisë për krime të rëndë, dosja u regjistrua dhe pastaj u trashëgua në SPAK.

SPAK ngre dyshime se ish presidenti, në atë kohë ish ministër i energjitikës, ka njohur biznesmenin Kastriot Ismailaj dhe ka ndihmuar të lidhë kontrata për mbledhjen e borxheve.

Kompania CEZ lidhi kontratë me DIA për të mbledhur borxhet e prapambetura. Sipas SPAK ka dyshime që Meta për shkak të lidhjeve që ka patur me Kastriot Ismailaj ka ndërmjetësuar kontaktet mes CEZ dhe Kastriot Ismailaj.

Përdoret dëshmia e Jozef Hajsek dhe përgjimet e kryera nga ish ministri Dritan Prifti. Janë bazuar në dëshminë e Vojsava Ismailaj, bashkëshortja e Kastriot Ismailaj. Është marrë dëshmia e shtetasit Elvis Mataj.

Për të vërtetuar lidhjen me Ismailaj dhe Metës, në muajt prill-gusht 2010, Meta dhe Ismailaj kanë patur 115 telefonata ose mesazhe.

Pretendohet se Meta ka përfituar rryshfet nga ana e biznesmenit, prandaj është vepra penale e korrupsionit.

Sipas prokurorëve, është verifikuar rryshfeti dhe ka dyshime se për shkak të atributeve të Metës, sepse DIA nuk përmbushte kriteret, dhe pretedon se duke qenë se ka ndërhyrë në lidhjen e kontratave ka pëfituar shumën 649 milionë lek, pra kjo është shuma e kompanisë. Mes të tjerave përmenden mesazhe mes Metës dhe Ismailaj, ku identifikohen numrat e të dyve dhe flitet për rreth 200 mijë euro.

Zoti Meta pretendon se nuk ka lidhje, e njeh Ismailajn por nuk ka patur asnjë rol.

Një pretendim tjetër, ka të bëjë me udhëtimet dhe takimet në Vjenë, janë një sërë bashkëpunëtorësh të cilët përkojnë udhëtimet dhe akomodimet mes Metës dhe Ismailajt”, tha Lala.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN