MENU
klinika

Organizoi atentatin për eliminimin e hasmit të tij

GJKKO dënon Kep Arapin, ish-shefin e Krimeve

21.10.2024 - 16:43

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg, Kep Arapin, i cili akuzohet se organizoi atentatin ndaj hasmit të tij, Xhevdet Plaku.

GJKKO ka dënuar me 5 vite burg të fortin e Sukthit, i cili organizoi një grup për eliminimin e hasmit të tij, përfshirë ish-shefin e Krimeve, Dedan Gjoni.

Ish-shefi i krimeve, i cili dyshohet se nxorri në pritë Xhevdet Plakun, u dënua me 4.8 vite burg qëndrim pas hekurave.

Ndërsa nipi i të fortit të Sukthi, Algert Rapi dhe Dejvi Gjermëni u dënuan po ashtu me 4.8 vite burg.

Të katërt të pandehurit do të vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

LEXONI EDHE: Si Kep Arapi organizoi grupin e armatosur për vrasjen e hasmit

NJOFTIM PËR MEDIAT

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të procedimit penal Nr. 19/1, të vitit 2024, me të pandehur Rexhep Rapi (alias Kep Arapi), Algert Rapi, Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermëni (alias Elton Gjermëni, alias Elton Gjërmëni, alias Sako Gjermëni)”.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj, me vendimin Nr. 62, datë 21.10.2024 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Rexhep Ramazan Rapi (alias Kep Arapi), për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xh.P, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Rexhep Ramazan Rapi (alias Kep Arapi) për kryerjen e veprës penale “”Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Rexhep Ramazan Rapi (alias Kep Arapi), dënohet me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Rexhep Ramazan Rapi (alias Kep Arapi), i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Rexhep Ramazan Rapi (alias Kep Arapi) në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Algert Hamdi Rapi, për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xh.P, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al Bgrupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Algert Hamdi Rapi për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Algert Hamdi Rapi, dënohet me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Algert Hamdi Rapi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Algert Hamdi Rapi në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Ndue Gjoni, për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xh.P, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Ndue Gjoni, për kryerjen e veprës penale “”Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Dedan Ndue Gjoni, dënohet me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Dedan Ndue Gjoni, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Dedan Ndue Gjoni, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Dejvi Llazi Gjermëni, (alias Elton Gjermëni alias Elton Gjërmëni alias Sako Gjermëni), për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xh.P, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Dejvi Llazi Gjermëni për kryerjen e veprës penale “”Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Dejvi Llazi Gjermëni, dënohet me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Dejvi Llazi Gjermëni, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Dejvi Llazi Gjermëni në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 21.10.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Porositësi i dha 50 mijë euro Laert Haxhiut dhe iku në Angli"

Kush e donte të vdekur Albi Bashaliun? Artan Tafani zbardh ngjarjen