Kryeministri Edi Rama nga SHBA në takimin me emigrantët e Nju Jorkut është shprehur se Reforma në Drejtësi ka qenë pjesë e programit të PS në zgjedhjet për mandatin e parë.
“Me votën e shqiptarëve në PS në pushtet udhëhoqëm një reforme të vërtetë në drejtësi, që nuk e ka bërë asnjë nga vendet e reja në BE e lëre më pastaj vendet e rajonit. Shqipëria po merr vlerësimet maksimale të BE dhe SHBA.
Jam krenar që me largpamësi, me kurajë dhe me vullnet të kreut bëmë atë që asnjë forcë politike dhe asnjë pjesë e pushtetit politik që nga 1921 nuk e ë bëmë dot. I hoqëm duart e pushtetit nga drejtësia dhe e bëmë me vetëdijen e plotë për koston e pashmangshme politike të goditjeve që drejtësia e re po jep dhe në vetë radhët tona, ku askush nuk është më i paprekshëm dhe cilido kërkohet nga drejtësia nuk merr asnjë lloj mbrojtje politike nga ne. Ky është investimi politik i PS dhe shprehja e besnikërisë tonë ndaj zgjedhësve që na votuan tre herë rreshta dhe do na votojnë për ta bërë Shqipërinë një shtet të së drejtës, ku barazia para ligjin vlen njësoj si për qytetarin e zakonshëm si për kryeministrin.
Dëgjoni sesa shumë përpjekje bëhen përmes kanaleve mediatike që reforma në drejtësi është blof politik ose se reformën në drejtësi e bëri amerikan dhe goditje e të të korruptuarve të paprekshëm i bëri Amerika. Amerika aty ishte dhe përpara ardhjes tonë në pushtet. Amerika është aty dhe për vende të tjera të rajonit. Si ka mundësi që nuk e solli më parë Amerika këtë peshqesh. Pse nuk e bëri Amerika në ndonjë vend tjetër, e cila i fshiu me një fshesë të hekurt një masë të madhe gjyqrarësh dhe prokurorësh?
Për të gjithë ata që duan ta shohin dhe ta dëgjojnë të vërtetën, dhe për çdo kënd që do të shikojë drejtë, e vërteta është e thjeshtë dhe e qartë. Ajo është shkruar në programin elektoral të për zgjedhjet e mandatit tonë të parë ku reforma në drejtësi ishte shënuar si angazhim prioritar. Për të gjithë ata që thonin sesi mund ta marrim këtë angazhim, kur në Kuvend duhen shumë më tepër vota? Unë përgjigjesha; jo vetëm duhet ta shkruajmë por duhet ta kthejmë në fiksim, se pa shembur pallatin e korruptuar të drejtësisë, të gjitha të tjerat nuk kanë asnjë vlerë. Është nevojë kombëtare që i ka ardhur koha”, tha Rama.