MENU
klinika

"Ju mbështesim në BE!"

Greqia “kthen pllakën”? Zbut kërcënimet për Shqipërinë

16.10.2024 - 16:55

Gati 11 muaj pas titujve të shtypit grek si “Bllokada” e parë greke për Shqipërinë për shkak të çështjes “Beleri” dhe deklaratave të ashpra të Athinës se Greqia “ngrin” perspektivën që Shqipëria të nisë negociatat për grupin e parë të kapitujve të anëtarësimit në BE, kryediplomati grek Georgios Gerapetritis konsideron ditën e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri si një moment historik për zhvillimin e ecurisë evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Jashtëm grek tashmë deklaron se Athina , që nuk gjeti asnjë përkrahje në paralajmërimet e saj drejt Tiranës, nga partnerët europianë, mbajti në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, një qëndrim konstruktiv, pavarësisht krizës që ka ekzistuar në 18 muajt e fundit në marrëdhëniet euro-shqiptare, që shkaktoi arrestimi dhe burgimi i Fredi Belerit , tashmë eurodeputet i Demokracisë së Re.

“Qëndrimi ynë është që grupi i parë i kapitujve, i cili hapet sot dhe ka të bëjë me të drejtat themelore dhe shtetin e së drejtës, duhet të përfshijë si të drejtat e pakicave, duke përfshirë pakicën kombëtare greke, ashtu edhe të drejtat e tyre pronësore. Veçanërisht ky qëndrim tani përbën një pozicionim të përbashkët, tashmë i regjistruar si i tillë, nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian”- u shpreh Georgios Gerapetritis Ministër i Jashtëm i Greqisë.

“Greqia do ta monitorojë nga afër këtë proces dhe do të ndërhyjë aty ku është e nevojshme, me shpresën që edhe pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor të ndjekë këtë rrugë”- ka theksuar Gerapetritis duke shtuar se “në një epokë jashtëzakonisht të paqëndrueshme dhe të ndryshueshme në rajonin tonë dhe më gjerë, është absolutisht thelbësore që Bashkimi Evropian, familja evropiane, të thellohet, të rritet, të forcohet”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Humb jetën 16-vjeçari, në gjendje kritike motrat e tij!

E rëndë në Greqi/ Asfiksohen nga gazi 4 fëmijët e një familjeje

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev