31.10.2024 - 12:19
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka reaguar për herë të parë për ngjarjen e rëndë të së mërkurës në Shkodër ku mbetën të vrarë 3 persona.
Ministri hezitoi fillimisht të jepte një përgjigje, ndërsa më pas u ndal në hyrje të Kuvendit dhe u shpreh se të gjitha forcat e policisë kanë shkuar në Shkodër dhe së shpejti do të kemi rezultate konkrete.
“Dje të gjitha forcat e policisë kanë shkuar në qytetin e Shkodrës për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.
Ata janë atje për të bërë detyrën e tyre dhe shumë shpejt do të kemi një rezultat konkret në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur atje”, u shpreh ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.