MENU
klinika

"Po shkërmoqet si parti!"

Ibsen Elezi reagon ashpër: Kërkojnë të maskojnë pjesëmarrjen e ulët me dhunë

08.10.2024 - 19:20

Protesta e mbrëmshme e opozitës me molotov dhe kaos në qytet u komentua sot në një emision televiziv Adriatik Doçi si dhe me ish kreun e PD-së në Kukës, Ibsen Elezi.

Ky i fundit shprehet për Arbër Hitajn se PD përdor dhunën dhe kaosin pasi do të kompensojë vakumin e krijuar nga mungesa e njerëzve në protestë.

‘Mosbindja civile ka brenda politikën. Mosbindje dhe protestë, me akte civile jo të dhunshme me përkrahje masive ti kundërvihesh një qeverie. Kjo është ajo çka deshi Berisha në thelbin e vet. Ajo çka Berisha propozon nuk është mosbindje civile, është aksion politik në formë të dhunshme. Opozita prej një kohe të gjatë ka një rënie të ndjeshme në numra, dhe nuk mund të organizojë mosbindje civile. Kur ka protesta të vogla. E vetmja për të mbushur vakumin është dhuna. Vetëm në zgjedhjet për Këlliçin kanë marrë pjesë 8 mijë votues.

Numri është nën 4 mijë protestues që dalin. Nuk ngjallin besim edhe brenda PD. Berisha, përsëriste vazhdimisht që 40 mijë përkrahësit e tij, ndërkohë që nga 11 dhjetori degradimi tek Rithemelimi e kanë ulur në shifra 10 herë deri në 4 mijë protestues. PD është në shkërmoqje të vazhdueshme. Kanë rënë rregullat, rritet vetëm roli i kryetarit. E kanë çuar Basha dhe Berisha bashkë.’

Ndërsa Toska e sheh si një gjë të mirë atë që ndodhi dje dhe është i mendimit që diçka e tillë duhet të përsëritet.

‘Pjesa që Ibseni e ke ngre si shkërmoqje që të mos organizojë më. Nuk është PD në këtë gjendje. Ka valë mosbesimi ndaj lidershipit.

Nuk ka rënë numri i pjesëmarrësve. Më vjen keq goditja e selisë së PS. Pyeta dhe më thanë që ka ndodhur në mënyrë rastësore nga disa protestues. Nuk sulmuan selinë, u goditën disa pemë. Opozita deri tani është akuzuar e fjetur që nuk ngjall besim, pas kësaj proteste sipas sondazheve është rritur me 5 pikë. Edhe pjesa e majtë dhe gri po mundohen të vrasin presionin.

Kjo është misioni i opozitës të vras frikën, që njerëzit të votojnë të lirë. Vrasja e kësaj frike do e bëjë opozite të ketë më shumë aksion. Për mua ishte e mirë. Sepse nuk pati dëme njerëzore. Dikur në protestat e Bashës kishte 20 apo 30 protestues të arrestuar. Nuk pati dëme njerëzore. Çdo gjë është brenda një lufte politike. Kjo lloj proteste duhet të jetë gjithnjë e vazhdueshme.’

Doçi thekson se dje ishin vetëm ata pak që janë të frikësuar nga hetimet e SPAK dhe janë bërë bashkë.

‘Mosbindja është rezistencë ndaj së keqes me mjete paqësore. Ajo e djeshmja ishte karikaturë e këtij koncepti. Besoj që nuk është një protestë për të vrarë frikën,. Por të mblidhen të frikësuarit nga SPAK dhe për të ushtruar trysni ndaj SPAK, kush më pak kush më shumë kanë një llogari të hapur në SPAK. Mosbindja civile ka nisur që në 2013.’

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Të thuash sot jam nga Shqipëria, je ‘sexy’, deri dje….”

Rama batuta me të rinjtë: Për të hyrë në administratë nuk duhet të kesh kushëri Ulsiun

Komuniteti mysliman: U bë realitet falë insistimit të Erdogan dhe vullnetit të Ramës

Hapet të enjten xhamia e Namazgjasë

CDU gjermane dënon dhunën në tubimin e opozitës

Krichbaum reagon ashpër: Berisha po i nxit protestat…