MENU
klinika

Do të dalë para togave të zeza së bashku me Monika Kryemadhin

Ilir Meta mbërrin në GJKKO!

23.10.2024 - 09:18

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka mbarritur në GJKKo pasi doli nga Blloku i Sigurisë tek rruga “Mine Peza” rreth orës 09:00, ku ndodhej prej ditës së hënë (21 Tetor) pasi u vendos në pranga nga Policia e Shtetit me urdhër të SPAK.

Ish-presidenti Meta do të dalë para togave të zeza së bashku me Monika Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çoku. Përveç Ilir Metës, në Gjykatën e Posaçme ka mbërritur edhe Pirro Xhixho, babai i zv.presidentes së PL-së, Erisa Xhixho.

Ndërkohë pritet të paraqiten në ambientet e GJKKO-së, deputetja Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku. Seanca pritet të nisën në orën 09:30, ku katër personat nën hetim do të njihen me masat e sigurisë ndaj tyre.