MENU
klinika

“Ka dhe të penduar të drejtësisë"

Ilir Meta në pranga, Karamuço: Në hetime janë përdorur letërporosi ndërkombëtare

21.10.2024 - 21:22

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Real Story”, tha se në dosjen që çoi në pranga Ilir Metën, ish-presidentin e Republikës, janë përdorur letërporosi ndërkombëtare, dëshmitarë dhe persona të penduar, të cilët kanë zbardhur veprimtaritë e paligjshme të tij.

“Aty ka dhe letërporosi ndërkombëtare, dëshmitarë dhe të dhëna bankare dhe të dhënat e formularëve nga deklarimi i pasurisë dhe ka dhe të penduar që kanë folur. Ka një përgjim ambiental të njerëzve të afërt të Metës, ka të dhëna telefonike, që kanë zbardhur edhe ndikimin e ushtrimit të paligjshëm që përfshinin biznesmenë shumë të mëdhenj të këtij vendi, dhe i futin dhe ata si pjesë të hetimit”, tha ai.

Ai theksoi se masat e sigurimit do të konfirmohen dhe do ngelen në fuqi, pasi janë shumë të rënda.

“Do ngelet në fuqi patjetër. Janë veprat shumë të rënda”, shtoi Karamuço.

Ai komentoi arsyet se pse u zgjodh që arrestimi i Ilir Metës të kryhej në hyrje të Tiranës dhe jo në selinë e Partisë së Lirisë apo në banesë. Sipas tij, në këto rrethana, Policia mund të kishte përballje me perona të tjerë, mbështetës dhe të afërm të Ilir Metës dhe mund të krijohej një situatë e papëlqyeshme.

“Nuk do ishte e lehta arrestimi në LSI, apo në zonën e bllokut. Sepse mund të kishte simpatizantë, njerëz të afërt, që do përfshihen në atë operacion dhe do bëhej një situatë e papëlqyeshëm me Policinë e Shtetit. Në banesë është problem. Ai jeton i veçuar në një apartament, mund të reagonte keq. Ka fëmijë, ka njerëz të tjerë aty që jetojnë dhe mund të krijonte probleme të tjera”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shante, bërtiste, gjuante me shqelm..."

Arrestimi i Ilir Metës/ Karamuço tregon detaje