MENU
klinika

“Dosja në ngarkim, e rëndë”

Ilir Meta në pranga/ Minxhozi: SPAK ka dashur të japë një mesazh me vendin e arrestimit

21.10.2024 - 21:13

Analisti Skënder Minxhozi në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Gjatë bisedës në studio Minxhozi nënvizoi se SPAK ka dashur të japë një mesazh me vendin e arrestimit.

“Dosja në ngarkim e Metës është shumë e rëndë. Por ne mbetemi në komentin e procedurës. Por ka një problem. Nëse do kërkonim një vend në Tiranë, edhe Sheshi Skënderbej nuk ka atë ngarkesë që ka ai vend. Mes Morinë dhe Tiranës janë 170 km diçka e tillë, por pse u zgjodh ky vend? Përse këtu? Sjellja e tij kishte kohë që ishte jo normale, por pse ky njeri që vendndodhjen e tij e tregonte dhe nuk iu shmang hetimeve. Kishte gjithmonë ndjenjën e sfidës dhe nuk u fsheh asnjëherë. Pra Ilir Meta është një person që ka qenë prezent dhe persona të tillë nuk duhet të kapen si ato që janë në listat e zeza të krimit. Unë mendoj që një ish-President, e them që e kemi kritikuar në shumë raste…Sot do të thoja që SPAK edhe pse është në të drejtën e tij, por ka dashur të japë një mesazh me vendin e arrestit…Shteti do të duhet të vetëpërmbahej edhe aty ku personazhi ishte problematik. Duke e ditur shteti dhe institucionet qe Meta nuk është nga ata që nuk reagon do të duhej të bëhej më ndryshe, jo për Metën. Ilir Meta nuk do të binte në pranga si një “franceskan”, nuk është personi i tillë. Është njeri i ashpër i paparashikueshëm…”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN