MENU
klinika

“E prisnim prej 3 dekadash”

Imami i xhamisë së Namazgjasë tregon dhuratën e veçantë nga Erdogan

10.10.2024 - 21:47

Imami zyrtar i xhamisë së Namazgjasë, Gazment Teqja ka folur për herë të parë pas marrjes së kësaj detyre për mikrofonin e News24.

Teqja u shpreh se ka mbi 3 dekada që besimtarët e Tiranës e prekin një xhami të tillë në tokën e Namazgjasë.

Ai theksoi se kjo xhami do të jetë një burim mirësie dhe do të mbështesë traditën myslimane.

“Urime për të gjithë shqiptarët, ta gëzojnë të gjithë. Sapo përfunduam faljen e parë në xhami. Ka mbi 3 dekada që besimtarët e Tiranës e prekin një xhami të tillë në tokën e Namazgjasë. U preka që në momentin që lexova Kuranin sepse na u la neve ta nisim me të në çeljen e ceremonisë.

Di të them që Zoti na ndihmoftë. Besoj se do ta menaxhojmë shumë mirë. Do të jetë një burim mirësie dhe burim i fesë së bukur që kemi dhe diçka që mbështet traditën tonë të bukur. Të gjithë besimtarët janë të kënaqur shumë me ngritjen e këtij objekti kulti”, u shpreh ai.

Teqja tregoi më tej edhe një Kuran të dhuruar nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan për të personalisht dhe xhaminë.

“Ky Kuran është shkruar me dorë dhe është bërë enkas dhuratë për xhaminë dhe mu dhurua mua në shenjë respekti nga Presidenti Erdogan”, tregoi Teqja.