Nga e diela tek e mërkura, nga Juventusi tek Empoli. Pak për nevojë, pak edhe për zgjedhje, Inzagi ndryshon pak, shumë pak.INTERAçerbi dhe Çalhanoglu nuk janë të disponueshëm. Karlos Augusto do të mungojë edhe për 2 javë të tjera dhe vetëm Asllani është më mirë, por jo aq sa për ta nisur si titullar. Ndryshimet e bëra mund të jenë në krahun e djathtë me dyshen Bisek-Pavar dhe Dumfris-Darmian.
Pra nuk ka shumë rrotacion. Në mesfushë do të luajë tresha Zielinski, Barela dhe Mkitarian dhe në sulm dyshja Lautaro-Turam. Zgjedhje që konfirmojnë faktin që trajneri ka dëmtime, por mbi të gjitha që Interi nuk ka bërë merkaton e duhur.
Pavarësisht se blindoi yjet dhe afroi dy futbollistë si Zielinski dhe Taremi apo edhe Martinez e Palacios do të thotë se Inzagi nuk ka organikë kaq të madhe. Portieri ende nuk e ka bërë debutimin në ndeshjet zyrtare, pavarësisht se mund ta bëjë këto 2 ndeshje. Palacios mbërriti në ditët e fundit dhe është zhdukur nga radarët.
Po luan vetëm Zielinski dhe kjo do të thotë se drejtuesit duhet patjetër që të bëjnë ndërhyrje në merkaton e verës së ardhshme. Interi ka nevojë për lojtarë në disa reparte, sidomos në mbrojtje ku mosha është rivali më i madh.