MENU
klinika

"Më lër të flas, të përfundoj"

Intervista që ngriti pikëpyetje, Harris shmang përgjigjet ndaj gazetarit

17.10.2024 - 18:40

Pse guxoi Kamala të dilte te kanali i djathtë? Trump pagoi një spot në mes të një ndeshje të futbollit amerikan, duke synuar audiencën e burrave. Spoti kishte nje segment ku Kamala në vitin 2019 thoshte se” shteti duhet të paguante operacione të ndërimit të gjinisë në burgjet amerikane.”

Stafi e dinte se nëse donte audiencë burrash, Fox News ishte kanali i përshtatshëm.

Gazetari Bret Baier bëri disa pyetje specifike gjatë 30 minutave. Ajo nuk iu përgjigj asnjërës, por përfitoi të sulmonte Trumpin për cdo gjë duke refuzuar njohurinë se cdo gjë ka ndodhur nën administratën e Bidenit.

Nuk besoj se përgjigjet i shtuan ndonjë votë, por te Fox News për herë të parë, shikuesit dëgjuan se Trump nuk është i aftë mendërisht.

U pyet për milionat e emigrantëve të paligjshmë dhe ajo mohoi se kjo ka ndodhur.

Bret e ka pyetur: “Kur ka mësuar se Bideni ishtë në rënie mendore?” Dukej sikur po intervistohej dikush nga një univers tjetër.

Baier bëri disa gabime. Nuk e pyeti për inflacionin, edhe pse ajo do i shmangej dhe asaj pyetjeje.

Pati shumë ndërpreje dhe ajo disa herë tha: ”Më lerë të flas, të përfundoj .”

Harris nuk ë pëlqeu tonin e pyetjeve. Intervista shkoi 30 minuta, dhe Bret po thoshte se stafi i Kamalës me duart lart i bënin shenja ta mbyllte.

https://youtu.be/WKERRGSsnFI