MENU
klinika

"Si mund të jetë Shqipëria vend i sigurt për emigrantët"

Ish-kryeministri italian: Ish-presidenti u nxor në mënyrë tirane nga makina!

22.10.2024 - 20:22

Duke folur për marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për emigrantët, ish-kryeministri italian Matteo Renzi ka përmendur dhe arrestimin e një dite më parë të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ai ngriti pikëpyetje në lidhje sesa i sigurt mund të jetë vendi ynë për pritjen e emigrantëve nga vendet e treta, teksa e cilësoi tirane mënyrën e arrestimit të ish-presidentit të republikës.

“Ne e dimë që autoritetet shqiptare kanë standarde të ndryshme. Ju e patë në Shqipëri, se çfarë ndodhi me arrestimin e ish-presidentit të Shqipërisë. Ju i patë pamjet se si e nxirrnin në mënyrë tirane nga makina ish-Presidentin e Republikës. Emigrantët bengalezë ndoshta mund t’i shohin këto pamje, imagjinojnë këtë dhe se çfarë mund të ndodhë me ta”, tha Renzi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ende nuk kam dijeni mbi një vendim gjykate..."

Arrestimi i Ilir Metës, reagon Monika Kryemadhi