MENU
klinika

“Sulmi ishte i inskenuar“

Iu hodh vezë dhe kos jashtë Kryesisë së Kuvendit, reagon Fredi Beleri

30.10.2024 - 11:40

Fredi Beleri, ish-kryetari i Bashkisë së Himarës dhe eurodeputeti i Demokracisë së Re, Fredi Beleri, ka reaguar për sulmin që iu bë një ditë më parë me vezë dhe kos jashtë Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë.

“Të gjithë e dinë shumë mirë se është e pamundur që një qytetar t’i afrohet një anëtari të një misioni të muaj”, tha Beleri për median greke ANT1, duke e cilësuar kështu inskenim atë që i ndodhi.

Ndër të tjera ai tha se “disa gazetarë u përpoqën të ndalonin sulmuesin, por disa të tjerë ishin pjesë e drejtimit dhe sinjalizuan kur do të vija për të më sulmuar”.

Gjithashtu, Beleri e cilësoi si “të papranueshëm” edhe qëndrimin ndaj tij nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Ajo që bëri ishte e papranueshme nga pikëpamja institucionale. Në një çështje personale nuk më shqetëson aspak sepse sa më vlerëson ai aq edhe unë e vlerësoj”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN